Zjarri që nisi në një vendgrumbullim mbetjesh në Shëngjin, u përhap me ritme të shpejta, duke përfshirë dhe disa parcela me pemë.
Ajo që mësohet dhe shihet në terren është se bashkia e Lezhës, e përdor këtë zonë si një landfill mbeturinash, ku hidhen inerte dhe mbetje urbane, raporton gazetari i Top Channel.
Burime jo zyrtare thonë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, për të djegur mbeturinat, por situata ka dalë nga kontrolli, pasi flakët, të favorizuara nga era dhe barërat e thata janë shpërndarë gjithandej.
Policia e Lezhës ka nisur një hetim, mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje, që mori përmasa të mëdha dhe të dëmshme për ekosistemin e zonës, ndërsa hetimi ka nisur edhe sa i takon hedhjes së mbeturinave zone, e cila është pjese e lagunës se Kunes, dhe qe duhet te mbrohet e jo të dëmtohet.
Top Channel