Një modele nga Londra thotë se ka shpenzuar 2 milionë dollarë për t’u dukur si Kim Kardashian.

Chaly DN thotë se njerëzit shpeshherë e ngatërrojnë me yllin e famshëm: “Njerëzit më thonë gjatë gjithë kohës që dukem si ajo. Më ngatërrojnë dhe më ndalojnë në rrugë”.

Chaly ka shpenzuar dy milionë dollarë për ndërhyrje, veshje dhe aksesorë të ngjashëm me ato që përdor Kardashian.

“Nuk kam bërë ndonjë operacion për t’u dukur si Kim, por kam bërë botoks dhe filler. Të gjithë e bëjnë”, thotë ajo.

Pavarësisht krahasimeve, influencuesja thotë se ajo nuk po përpiqet me qëllim të kopjojë Kim.

“Unë nuk po përpiqem të dukem si ajo. Thjesht dukem natyrshëm si ajo”.

FOTO GALERI
3/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA