I gjithë sherri nisi vetëm për shkak se pronari i lokalit nuk pranoi të ndryshonte muzikën, që po bezdiste 20 vjeçarin shqiptar.
“S`më pëlqen fare kjo muzikë që ke vënë, ndërroje”, i tha i riu, por pronari refuzoi. Fillimisht, mes tyre pati një përplasje verbale ku nuk munguan fyerjet e renda. Më pas, 20 vjeçari, i cili po konsumonte alkool, ka lëshuar disa gota në drejtim të pronarit te barit e pastaj është ngritur dhe e ka qëlluar edhe më shishe në kokë.
Burri ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa ka pasur edhe disa dëmtime të lokalit. Rrëmuja e krijuar aty trembi dhe klientët e tjerë. Ngjarja ndodhi në zonën e Via Lanzi, në provincën e Ternit.
I riu u prangos vetëm pak kohe më vonë, ndërsa i bëri rezistencë edhe forcave të rendit, çka do t’i shtohet akuzave që pritet të ngrihen kundër tij.
Top Channel