Takimi i parë e i shumëmediatizuar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel u mbyll pa arritur asgjë konkrete.
Kurti sqaroi se në takim u paraqitën katër ide të reja ,njëra ndër të cilat ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën dhe “në këtë mënyrë t’i kontribuojmë paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë”.
Kryeministri i Kosovës po ashtu tha se ka propozuar që pas njohjes së ndërsjellë, sa i përket pakicave të aplikohet parimi i reciprocitetit bilateral, duke u krijuar në Kosovë Këshill nacional për serbët, ashtu siç e kanë shqiptarët që jetojnë në Serbi. Ai ka hedhur dhe idenë e një ripërvijimi të marrëveshjes së CEFTA-s, ndërsa ngriti dhe çështjen e të pagjeturve.
Ai kërkoi që të arrihet sa më shpejt që arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, pas ii mëshoi idesë së pa njohje të ndërsjellë, asnjëra palë nuk do të mund të anëtarësohet në BE. Vuçiç vetë tha pas takimit se “ nuk ka rënë dakord me Kurtin “absolutisht për asgjë”. Ai erdhi që të mos pajtohej për asgjë. Erdhi që të thotë ‘se unë erdha të pyes kur do ta pranosh pavarësinë e Kosovës’.
Përgjigja ime ishte kurrë. Pastaj ai shpërtheu”, ka thënë Vuçiç. Presidenti serb pretendon se pala kosovare nuk dëshiron të plotësojë marrëveshjet që kanë nënshkruar dhe nuk do që të bisedojë fare për Asociacionin.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e pranoi se takimi nuk ishte i lehtë por e rëndësishme sipas tij është që kjo përballje ndodhi. Lajcak sqaroi se procesi i dialogut do të vazhdojë para fundit të korrikut.
Top Channel