Masakroi policin në plazh me shufër hekuri, dënohet me 9 vite burg shqiptari në Greqi

15/06/2021 11:25

Një ngjarje e rëndë ndodhi në gusht të vitit të kaluar, kur një shqiptar dhunoi me shufër hekuri një polic në Greqi, i cili ishte jashtë shërbimit dhe po shëtiste me dy kolege.

Goditjet ishin aq të forta sa i shkaktuan dëmtime serioze në kokë dhe polici duhej t’i nënshtrohej me urgjencë ndërhyrjeve plastike. Sipas dëshmitarëve okularë, 50-vjeçari rrahu pa mëshirë policin pa u shqetësuar nëse do të arrinte t’i mbijetonte goditjeve.

Autori, një fermer shqiptar 50 vjeçar doli para Gjykatës, ku tha se ka pasur konflikte të mëparshme me viktimën duke iu referuar një tjetër rasti kur u arrestua. Pretendimet u hodhën poshtë nga dëshmitarët e tjerë pasi u zbulua se oficeri i policisë nuk e kishte arrestuar kurrë. Ndërkohë Gjykata vendosi ta dënojë me 9 vite burg.

Avokati i policit, Andreas Tagarakis foli për median greke protothema.gr, duke thënë se ky është një justifikim moral për klientin e tij, i cili megjithëse i shpëtoi rrezikut, përsëri vuan pasojat e sjelljes mizore të shqiptarit gjatë përplasjes në plazhin e Paxos.

Në të shkuarën, zyrtarë të policisë greke janë përfshirë shpeshherë në situata të dyshimta e me sfond dhune.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA