“Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç”/ Jasmina zbulon mesazhin e fundit që i dha fund lidhjes me Andin

15/06/2021 14:45

Jasmina dhe Andi ishin ndër çiftet më të komentuar në Për’puthen, ku pati shumë debate mes tyre por nuk munguan momentet e ëmbla.

Ata u kthyen në çiftin më të dashur të publikut, por historisë i ka ardhur fundi për shkak të një mesazhi.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Jasmina ka zbuluar se një pyetje e saj u mor në mënyrë të ashpër nga Andi, i cili zgjodhi të ndërpriste marrëdhënien me “bllok”.

Jasmina: Andi nuk më mungon fare. Ka qenë marrëdhënie toksike nga të dy.

Gabimi im është që i kam mëshuar shumë një situatë të caktuar. Kisha të drejtë për çdo argument qoftë i ekzagjeruar apo jo. Unë e marr vëmendjen duke u ‘grricur’ me njerëzit. Thjesht ashtu e kam tipin.

Unë nuk bëhem xheloze, bëhem posesive. Unë para se të jem me dikë, flirtoj, dua vëmendjen dhe kur fillova të frekuentohesha me Andin, e ndërpreva për të mos u keqkuptuar. Nuk jam mësuar që të ndahem me shpata, inate dhe mëri. Është i vetmi njeri që e kam bërë. Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç që po më pyete prap për këtë gjë, do të të bëj bllok. Nëse të pyes për diçka specifike, kthe përgjigje dhe kaq.

Edhe miqësia me Olën ka pësuar krisje, për të cilën Jasmina tha se “janë me pushime”. Ndërsa për planet e së ardhshmes tha se po mendon të bëhet pjesë e muzikës.

Jasmina: Rri çdo ditë në studio, por nuk janë të finalizuara. Është më shumë pasion. Mamin e kam pasur gjithmonë pro. Por nuk kam pasur mbështetje tjetër përveç saj, ndërsa tani e kam.

FOTO GALERI
11/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA