Sot Kuvend/ Raportimet e institucioneve të drejtësisë, deri te marrëveshja me distributorin turk për vaksinat

14/06/2021 08:12

 Kuvendi do të zhvillojë sot seancën e radhës e cila nis në orën 10:00, ku do të diskutohen 13 çështje.

Drejtuesit e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshëm, KLP dhe KLGJ do të paraqesin raportet për vitin 2020 në lidhje me punën e këtyre institucioneve.

Po  ashtu do të votohen edhe dy akte normative që lidhen me marrëveshjen e qeverisë, për furnizimin, ndërmjet ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin e Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit turk të autorizuar “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET A.S”.

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr. 28, datë 11.6.2021 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 03.06.2021

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Raport i Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020. (Neni 148/b i

Kushtetutës, neni 104 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së

Përgjithshme”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

Paraqitja e raportit nga Prokurori i Përgjithshëm – jo më shumë se 10 minuta

Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut

Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

4.. Raport i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për gjendjen e

kriminalitetit për vitin 2020. (Neni 103 i Rregullores, neni 104 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe

funksionimin e prokurorisë në republikën e Shqipërisë” )

Paraqitja e raportit nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme – jo më shumë se 10 minuta

Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi

parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

5. Raport i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2020. (Neni 181 i ligjit nr.

115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë

votash për miratimin e projektrezolutës)

Paraqitja e raportit nga kryetari i KLP – jo më shumë se 10 minuta

Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut

Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi

parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

2

6. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2020. (Neni 82 i ligjit nr. 115/2016

“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash

për miratimin e projektrezolutës)

Paraqitja e raportit nga kryetari i KLGJ – jo më shumë se 10 minuta

Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut

Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi

parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

7. Akt normativ nr. 21, datë 19.5.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes së furnizimit, ndërmjet

ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin e Institutit të

Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET A.S” (Neni

78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

8. Akt normativ nr. 22, datë 21.05.2021 “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar të furnizimit,

ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin e Institutit

të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET” A.Ş.”.

(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për

miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

9. Akt normativ nr. 23, datë 26.05.2021 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020, të

Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës

së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55

dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

dhe Konfederatës Zvicerane për projektin “Aftësi për punë” faza 2, 2019-2023”. (Neni 121 i Kushtetutës

dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financën.

3

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi

11. Projektvendim “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit 2020-2025”. (Neni 78 Kushtetutë dhe neni

55 Rregullore Kuvendit)

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

12. Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e

marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit

për Zhvillim, për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë

– Orikum)”. (Neni 78 dhe 83 Kushtetutë, neni 28 dhe 55 Rregullore Kuvendit)

Shprehet një folës pro një folës kundër

Koha e votimit

13. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA