Olti është filmuar në një lokal pranë një vajze, me të cilën është tepër i afërt dhe ka treguar se e ka thjesht shoqe dhe e ka përqafuar.
Pas reagimeve të Linditës, zbuloi se është ish e dashura e tij, por nuk pranoi një romancë jashtë programit.
Më pas, Lindita ka treguar se kjo vajzë e ka kërcënuar dhe i ka thënë para syve se do ta shajë prap dhe i vetmi reagim që bëri Olti ishte një puthje në ballë.
Olti: Po e përqafoja si shoqe. Më duket si përqafim.
Lindita: Me atë që e shikoj unë, është një puthje në buzë. Dhe pretendon të kthehesh tek ish bashkëshortja me këto gjeste?
Olti: Jam nga mbrapa, vajza është me kurriz, thjesht e kam përqafuar. Jam shumë i afruar, është një lokal.
Lindita: Ka ardhur një vajzë në Top Channel dhe Olti më ka thënë që ishte ish-i im. Më kanë ardhur edhe kërcënime nga ajo vajza. Ja kam treguar Oltit dhe i ka mohuar. Ka thënë që është ish dhe nuk e kuptoj pse duhet të më kërcënojë. I ke parë mesazhet.
Olti: Është video e të shtunës në darkë. Isha i ftuar dhe takova këto dy vajzat. Ajo vajza që thotë Lindita është një vajzë që frekuentohesha më para.
Lindita: Ajo vajza më shkruan akoma dhe të kam thënë. Të kam parë me atë vajzën, kur ke ardhur në emision të ka marrë në telefon.
Olti: Se një person të kërcënon ty, nuk është faji im.
Lindita: Jemi takuar rastësisht me atë vajzën, e ke kaluar me të qeshur për kërcënimet që tha të kam sharë dhe të shaj prap. Këtë temë nuk e kam hapur se doja që Olti ta zgjidhte problemin. Ti i rrije shumë afër dhe i dhe një puthje në ballë.
Top Channel