Drejtori i i IKMT-së së Elbasanit jep dorëheqjen
14/06/2021 13:42
Drejtori i i IKMT-së së Elbasanit, Mario Qosja ka dhënë dorëheqjen vetëm disa muaj para marrjes së detyrës.
Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Qosjan që ta marrë këtë vendim.
Ky i fundit zëvendësoi në këtë detyrë Aurel Kajën, i cili qëndroi në krye të IKMT-së së Elbasanit për një kohë të gjatë.
Nuk dihet se nëse ka pasur ndikim në këtë vendim paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama.
Në nisje të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, Rama theksoi se do të mbahet përgjegjësi që nga zyrtarët e deri tek punëtorët e thjeshtë nëse janë përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Ndërsa në kongres kreu i qeverisë tha se administrata publike do të pastrohet nga të paaftët, arrogantët dhe injorantët.
Top Channel