U braktis nga prindërit se ishte albine/ Modelja që u bë pjesë e “Vogue” vazhdon të thyejë rekorde me fotot e saj

13/06/2021 16:39

“Xue” do të thotë borë dhe “Li” do të thotë e bukur, një emër i përshtatshëm për këtë model me albinizëm.

Emri ia vendosën 16 vjet më parë në një jetimore në Kinë. Xueli po ndryshon mënyrën sesi bota e sheh albinizmin, duke ngritur zërin për ata që duken ndryshe nga standardet e paarritshme të bukurisë në industrinë e modelimit.

Kur Xueli ishte foshnjë, prindërit e saj e lanë jashtë një jetimoreje. Në Kinë, albinizmi nga disa njerëz shihet si një mallkim. Ajo u braktis jashtë shtëpisë së fëmijës, por më vonë u birësua në moshën 3 vjeç nga një familje holandeze.

Në moshën 11-vjeçare filloi modelingun, te një shoqe të nënës së saj e cila ishte një stiliste. Kështu, filloi karriera e saj, dhe më vonë i erdhën oferta nga agjenci të njohura modelingu.

Tashmë ajo ka arritur të pozojë për revistën prestigjioze, “Vogue”, duke marrë vëmendje në të gjithë botën. Fotot e saj,m po ashtu, janë ekspozuar në muze.

Megjithatë, Xueli thotë se modelingu nuk është synimi i saj kryesor. “Edhe pse jam duke u marrë me modeling, ky nuk është qëllimi im në jetë. Më pëlqejnë shumë xhirimet dhe kam pasur vetëm përvoja pozitive deri më tani, por nuk dua që të qëndroj në këtë punë vetëm për arsye të vetëbesimit”, rrëfen 16-vjeçarja

FOTO GALERI
7/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA