“Vjet Turi, këtë vit Sindi”/ Simboli i protestës së maturantëve për provimin e Matematikës (FOTO)

12/06/2021 13:26

Maturantët protestojnë sot për provimin e tretë, atë të matematikës që dhanë ditën e djeshme.

Ankesa për vështirësi pa marr parasysh faktin se ata e kanë bërë mësimin online, i nxori sot në protestë.

Me pankarta në duar dhe të ulur këmbëkryq para Ministrisë ata kërkojnë ndryshim të pikëve, pra të ulet pragu nga 60 në 50 për të marrë 10, si dhe përsëritja e testit.

Në njoftimin e ditës së djeshme ku thirrën protestën, të rinjtë pretendojnë se e ardhmja e tyre është prekur nga papërgjegjshmëria e MASR, ndërsa shtojnë se e ardhmja e tyre vlen më shumë se rrogat e zyrtarëve.

Simboli i protestës së tyre është kjo shprehje: “Vjet Turi, këtë vit Sindi”, që lidhet me një prej ushtrimeve të dhëna në provimin e zhvilluar, ndërsa kujtojmë edhe tezën e letërsisë së vitit të kaluar, ku pyetja me ‘Turin në varkë’ u bë e famshme.

 

FOTO GALERI
19/33

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA