Hidhet pakoja e dyshimtë drejt qendrës së paraburgimit në Prizren, ja çfarë u gjet brenda
12/06/2021 21:46
Një pako e dyshimtë është kapur nga oficerët pasi ishte hedhur nga rruga në drejtim të qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Brenda pakos janë gjetur: dy (2)telefona Samsung me kamerë pa kartelë; një(1)telefon TEENO me kamerë pa kartelë; një(1) telefon mini NOKIA L8STAR pa kartelë; dy adaptera të kamofluar për USB kabel; dy kartela memori kartë mitro SD 4nga 4 GB.
Të gjitha këto kanë qenë të mbështjellura dhe të kamofluara me një çantë dhe një mbështjellëse për matjen e tensionit të gjakut.
Lidhur me rastin është njoftuar policia e Kosovës, ndërsa po vijojnë procedurat e tjera.
Top Channel