Zbulohen 43 armë automatike në Kosovë, arrestohet një gjerman/ Dogana tregon rolin e skanerit të siguruar nga SHBA-ja Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar gjetjet e Raportit të Progresit për vendin në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare.
Lidhja Demokratike e Kosovës si iniciatorë të këtij debati konsideruan se progresi i Kosovës është “zero.”
“Në dhjetë kapituj zhvillimor të shtetit tonë, ne kemi arritur zero progres. Domethënë nuk kemi marrë notën kaluese”, tha deputetja e LDL, Jegona Lushaku-Sadriu.
Gjetjet e raportit të Komisionit Evropian mbi mungesën e përparimit në drejtësi, demokraci, shërbime financiare dhe të tjera, sipas opozitës kanë treguar problemet e thella që sipas tyre janë rrjedhojë e keqqeverisjes aktuale.
“Kërkojmë një plan konkret reformash me afate, përgjegjësi institucionale dhe tregues të matshëm. Kërkojmë raportim të rregullt të qeverisë”, u shpreh deputeti i PDK, Arian Tahiri
“Gjashtë vite pas flet për ndikime politike, për ndikime politike në sistemin e drejtësisë të cilat vazhdojnë të jenë pengesë serioze në pavarësinë dhe paanshmërinë e këtij sistemi”, u shpreh deputetja e LDK, Vjosa Osmani.
Megjithatë, sipas pushtetit, mos përparimi i Kosovës në këto fusha është evidentuar e shkaktuar nga bllokada institucionale që zuri vend përgjatë gjithë vitit 2025 dhe kohës raportuese të Komisionit. E sipas zëvendëskryeministrit, Glauk Konjufca fajtorë në bllokadë ishin edhe opozita.
“Dhe të gjitha subjektet, përfshirë edhe ato opozitare ishim pjesë e bllokadës institucionale që në vend të reformave e orientuan energjinë drejt bllokadës që unë e quaj artificiale”, tha zëvendëskryeministër i Kosovës, Glauk Konjufca.
Raporti i Progresit për Kosovës konstaton se vendi ka ngecur në reformat për integrimin në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian konstaton se nuk ka përparim në sistemin gjyqësor, progresi në luftimin e korrupsionit është i kufizuar dhe se krizat politike kanë dobësuar funksionimin e institucioneve.
Top Channel