Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Artan Lenja”, në Tiranë. Një fugon mallrash gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore ka bërë një manovër të rrezikshme dhe për pasojë ka aksidentuar një të moshuar.
Policia njofton se si pasojë 80-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
“Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Top Channel