Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përplaset me trafik ndarësen. Një person përplas kokën tek xhami (Pamjet)
11/06/2021 10:55
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një automjet është përplasur me trafik ndarësen.
Për pasojë, është plagosur një person që dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit, i cili ka përplasur kokën tek xhami.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se pjesa e përparme e automjetit tip “Peugeot” është shkatërruar plotësisht.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të zbardhur detajet e aksidentit.
Top Channel