Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa persona. Dy prej të rinjve janë arrestuar për kryerjen e veprës penale të mashtrimit dhe një person që kishte vjedhur një makinë tip “Toyota” e më pas e kishte shitur për skrap.
“D. Gj., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
J.N., 23 vjeç, pasi gjatë natës në Astir, ka vjedhur mjetin tip “Toyota” dhe më pas e ka shitur për skrap”, njoftoi policia.
Gjithashtu në pranga janë vënë edhe dy të rinj që plagosën një moshatarin e tyre, si dhe tre persona që u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
“I. H., 17 vjeç dhe E. L., 19 vjeç, pasi në Yrshek, për motive të dobëta, kanë goditur me një mjet prerës shtetasin e mitur me iniciale A. Ç., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.H., 29 vjeç, B. A., 47 vjeç dhe A. R., 24 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”, deklaroi policia.
Po ashtu është bërë i mundur nga hetimi i Krimit Financiar dhe Ekonomik i tre personave.
“Arben Kacos., 52 vjeç, ( i kapur nga sherbimet e Policisë Kavajë) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”;
Mario Prenga., 25 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Q., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”.
Po ashtu pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë janë referuar materialet për “shtetasin A. D., 36 vjeç, sepse në rrugën “5-Maj”, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin D. Xh., 39 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spital, u largua për në banesë. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. D”.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel