Hapja e Kampionatit Evropian/ Këngëtari shqiptar Ermal Meta do performojë krah Andrea Bocelit (Foto+Video)

10/06/2021 19:55

Këngëtari shqiptar Ermal Meta do të performojë në ceremoninë e hapjes së kampionatit evropian “Euro 2020” këngën e tij “UNO”.

Në skenë do të ngjitet edhe Andrea Boceli, ndërsa Ermal Meta do të këndoj pikërisht pak para nisjes së ndeshjes Itali-Turqi.

Kënga “Uno” është përshtatur me ngjarjen, pasi bëhet fjalë për një udhëtim në fusha futbolli ku mesazhi është se s’është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë.

Në kampionatin evropian të futbolli do të përballen 24 skuadra finaliste, turne që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë, Wembli.

Nesër në mbrëmje në shkallët e Olimpikos do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar covidin, janë vaksinuar apo kanë një test negativ covidi.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel