3 vitet e gjimnazit kaluan shpejt për maturantët e këtij viti shkollor, të cilët u përballën së shumti me mësimdhënien ndryshe në kohë pandemie.

Por kjo nuk i ka penguar dy djemtë me rezultate të shkëlqyera në gjimnazin “Qemal Stafa” që të rrëmbejnë vendin e pare në olimpiadat shkencore në rang vendi. Erioni në lëndën e kimisë, ndërsa Regi në atë fizikës.

Erion Buci, maturant: Çka kam kuptuar gjatë kësaj periudhe është që duhet të mësosh nga pak përditë, pra të jesh sistematik. Shokët më thonë që je goxha i mirë, i talentuar por më shumë besoj se është puna e fortë. Edhe kur beson që do ta arrish diçka normal që do ta arrish,nuk ka gjë që të ndalon.

Regi Ajdini, maturant: Mendoj se ajo pjesa që jo duhet të kesh një zgjuarsi natyrore, më duket si një justifikim nga nxënësit që nuk duan të mësojnë. Thjesht puna e fortë të shpërblehet.

Përhapja e virusit edhe në Shqipëri që solli mbylljen e shkollave, nuk arriti të izolonte njohuritë e dy ‘shkencëtarëve të ardhshëm’. Madje kjo periudhë i ndihmoi ata të organizonin më mirë kohën e lirë, të përqendruar në aktivitete edukuese. Për ta të mësuarit në mënyrë autodidakte nuk është e vështirë.

Mëngjesin e kësaj të enjte, një ditë para provimit të matematikës, maturantët ekselentë zhvilluan përsëritjet e fundit që pasditen ta kenë të lirë për të qenë të qetë e gati për provimin e tretë të maturës në 11 qershor. Ku pas fitores në olimpiada në këtë fushë janë më të sigurtë për nesër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA