Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.
Rama tha se deri në këtë pikë Bashkimi Europian e ka bërë punën e tij, ndërsa u mbetet vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëjnë punën e tyre. Kryeministri nuk la pa shkëmbyer edhe një batutë me Komisionerin, duke thënë se ishte i lumtur që delegacioni i BE-së i hoqi maskat në Shqipëri.
Rama: Të gjithë sëbashku jemi mbledhur për të shtyrë para një proces që nuk ka rëndësi se si e quan njëri apo tjetri po ka rëndësi që të çojë para jetësimin e lirive të Europës në rajonin tonë.
Ky proces është i mbështetur nga një paketë financiare në kuadrin e një plani ekonomik dhe investimesh të BE, që për nga volumi i fondeve të vëna në dispozicion të bashkëpunimit rajonal dhe të përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe portuale të interkonektivitetit dhe të gjithë sektorit të energjisë, si dhe të digjitalizimit përbën lëvizjen më të madhe historike të BE në drejtim të BP.
Jam i lumtur që më në fund takimi nuk ishte virtual, si dhe që ne kemi mundësinë që t’i mikpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese dhe besoj që Komisioneri dhe delegacioni ndjehen mirë që maskat e Brukeslit i hoqën në Tiranë.
Ky është një moment që duhet të pranojmë që BE të vetën deri këtu e ka bërë plotësisht, tani na takon ne të bëjmë tonën.
Top Channel