Adoleshenti i trazuar italian vetëhelmohet pasi ‘nxitjes’ nga perversët e rrjetit të vetëvrasjes (fotot)

10/06/2021 20:33

18 vjeçari Matteo Cecconi komunikonte me anëtarë të tjerë të një “rrjeti vetëvrasjesh” online, para se të merrte vendimin për t’i dhënë fund jetës së tij. Babai i tij thotë se ata me të cilët ai bisedonte i dhanë të birit “shtysën finale”.

Një student italian kapërdiu helm për t’i dhënë fund jetës së tij pas komunikimeve me rrjete të errëta vetëvrasjeje, ndërsa babai i tij tha se kishte folur edhe më parë për vetëvrasjen.

Adoleshenti i trazuar nga Veneto diq më 26 prill pasi piu një përzierje kimikatesh gjatë një pushimi në shkollë dhe u zbulua më vonë pa ndjenja në dhomën e gjumit raporton The Sun.

Sipas Alessandro, i cili kishte lexuar këmbimet e fundit të mesazheve të të birit, Matteo kalonte kohë në faqen e internetit të vetëvrasjeve që dy javë para vdekjes së tij.

Ai tha: “Mëngjesin që ai kishte vendosur të merrte helmin ai kishte biseduar me dhjetë djem të tjerë, që kishin mbështetur zgjedhjen e tij. Duke kontrolluar në kompjuterin e Matteos ne pamë se në mëngjesin e 26 prillit ai ishte lidhur me rrjetin që tashmë ështe nën hetim”.

“Dhjetë përdorues të tjerë ishin lidhur me të. Nuk mund të them me saktësi nëse ata e kishin nxitur drejt gjestit ekstrem, por sigurisht ata e kishin mbështetur dhe aprovuar”.

Mediat vendase raportonin se përdoruesit e tjerë i shkruanin të riut gjëra si … “Shko të gjesh paqen”.

Dy nxënës të tjerë nga kryeqyteti Romë që përdornin të njëjtin rrjet, kanë vrarë veten duke kapërdirë të njëjtat kimikate si Matteo.

Babai Alessandro shton: “Është si një person që është gati për t’u hedhur nga ura: zakonisht ata që e shikojnë përpiqen ta bindin të heqë dorë, ta mbrojnë, kurse në këtë rast ata i dhanë shtysën e fundit”.

Familja e tij thotë se djali kishte menduar prej disa kohësh për vetëvrasje

Matteo ndiqte institutin teknik Fermi në Bassano dhe sapo kishte mbushur 18 vjeç.

Një hetim është hapur për vdekjen e tij nga policia, e nuk dha të tjera detaje për motivin e aktit ekstrem.

FOTO GALERI
1/4
18 vjeçari Matteo Cecconi komunikonte me anëtarë të tjerë të një “rrjeti vetëvrasjesh” online para se të merrte vendimin për t’i dhënë fund jetës së tij.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta