Reshjet e shiu kanë vazhduar me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes, në Korçë.

Për pasojë, shumë rrugë të qytetin janë përmbytur, përfshirë këtu dhe zonën historike të “Pazarit të Vjetër”.

Edhe dy ditë më parë, qyteti juglindor u përball me përmbytje, që shkaktuan dëme dhe bllokuan qarkullimin. Uji hyri në disa shtëpi të fshatit Barç.

U desh ndërhyrja e fadromave për të shmangur përmbytjet në shtëpi të tjera, ndërsa banorët nisën pastrimin me lopata, të baltës dhe gurëve që u zbritën në shtëpi.

 

 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel