24/11 22:56
Italia regjistron 2,199 të infektuar dhe 77 humbje jete në 24 orë
Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 2,199 raste të reja me koronavirus.
77 qytetarë humbën jetën krahasuar me 102 që u regjistruan një ditë më parë.
Kurse, bilanci total i viktimave që nga fillimi i pandemisë e deri më tani është 126.767.
Shkalla e pozitivitetit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, është 1%.
Deri më tani janë infektuar 4,2 milionë kurse ai i të shëruarve është 3,9 milionë.
Top Channel