Këpucët aq të dashura të gjatë kohës së pandemisë  tashmë kanë marrë një kthesë 360 gradë dhe janë kthyer në trend të këtij viti.

Marka luksoze e modës Balenciaga ka krijuar një version të saj bazuar në sandalet Crocs në formë takash.

Projektet e fundit tregojnë se ato do të jenë pjesë e koleksionit pranveror të Balenciaga 2022, por nuk ka ende asnjë informacion se sa do të kushtojnë.

 “Prezantimi i sezonit Pranverë 2022 të Balenciaga-s shqyrton shqisat tona të zhvendosura të realitetit përmes lenteve të teknologjisë. Ne e shohim botën tonë përmes një filtri të përsosur dhe të lëmuar”, tha Balenciaga në një përshkrim të koleksionit.

Ky është bashkëpunimi i dytë midis dy markave. Herën e fundit që Balenciaga dhe Crocs u bashkuan, sollën në treg sandalet me platformë dhe pavarësisht zhurmës që krijuan, u shitën para se të mbërrinin në dyqane.

FOTO GALERI
10/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA