28/11 22:56
Stuhia e fuqishme që ka goditur qytetin e Romës vijon të shkaktojë dëme, por dhe izolimin e banorëve.
Pjesa veriore e kryeqytetit është dhe zona më e prekur e rrebeshit, duke bërë që rrugët t’i ngjasojnë një lumi të vërtetë nga përmbytjet.
Ndërsa në komunën e Castelnuovos, afër urës së Milvios, 40 fëmijë u bllokuan si pasojë e përmbytjeve. Ekipet e shpëtimit arritën fatmirësisht t’i nxirrnin të gjithë nga zona e rrezikut. Janë rreth 50 ndërhyrje të kryera deri më tani nga zjarrfikësit për t’i bërë rrugët të sigurta dhe për të lejuar rifillimin e trafikut.
Stuhia e fortë goditi Romën pasditen e së martës, duke krijuar kaos dhe trafik të rënduar në shumë zona të kryeqytetit italian.
Top Channel