Biden firmos urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria, vjen reagimi i Sekretarit Blinken

09/06/2021 06:34

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas urdhrit ekzekutiv të presidentit të SHBA Joe Biden për bllokimin e pronës dhe ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të personave që kontribojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Blinken me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter theksoi edhe një herë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në promovimin e demokracisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të përkushtuar për të promovuar demokracinë, transparencën dhe llogaridhënien në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me standardet që vendet e rajonit duhet të plotësojnë për të përparuar në rrugën e tyre evropiane.

Urdhëri Ekzekutiv i ditës se sotme është një mjet jetësor drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”- shkruan në Twitter sekretari Blinken.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA