Ankandi për Vllazninë është pezulluar sërish.

Komisioni i Prokurimit Publik ka urdhëruar Bashkinë Shkodër të pezullojë çdo procedurë dhe të mos kryejë asnjë veprim deri në shqyrtimin e ankesës së bërë dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.

Kjo ka ndodhur për shkak të kërkesës së bërë nga Almiro Gurakuqi, e cila është konform ligjit sipas Komisionit. Në këto rrethana, është vendosur që të kalohet në shqyrtim ankesa e paraqitur nga ky subjekt, pezullimin e procesit dhe moskryerjen e asnjë veprimi nga autoriteti shitës.

Gjithashtu i është dhënë si detyrim Bashkisë së Shkodrës për të dërguar informacionin për procedurën e ndjekur për ankandin, të jepen argumentet dhe pretendimet e subjektit që është ankuar dhe detaje të tjera të procesit.

Autoriteti shitës, në këtë situatë Bashkia Shkodër duhet të paraqesë dokumentet e kërkuara brenda një afati kohor dhe më pas Prokurimi Publik do të japë vendimin për vazhdimin e ankandit të Vllaznisë apo rikthimin nga e para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA