Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman bëhen prindër për herë të dytë/ Aktori i famshëm zbulon emrin e vogëlushes (Fotot)

08/06/2021 22:57

Modelja e njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë.

Këtë e ka bërë të ditur aktori i njohur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Përmes postimit ai ka zbuluar edhe emrin e vogëlushes.

 “Bashkë me ty. Përjetë dhe pa kushte u rrit një dashuri brenda meje. Mirë se erdhe pranë nesh princeshë Alina. Na solle gëzim të gjithëve”, ka shkruar ai në përshkrim.

Një lajm i tillë u prit mirë nga fansat e tyre, duke bërë që të marrin urime të shumta nga ta.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel