Trump i paditi për shpifje dhe i kërkon 10 miliardë dollarë, BBC: Do të mbrohemi
Protestues të tërbuar me autoritetet ndezën zjarre dhe grabitën dyqane dje në Minneapolis, SHBA, ne demonstrimet pas vrasjes nga policia të një të kërkuarit që kishte nxjerrë armën kur oficerët e kishin rrethuar.
Të enjten policia e qytetit vrau një të kërkuar teksa tentonte ta arrestonte, pasi ai kishte nxjerrë një armë zjarri për të rezistuar, sipas deklaratës së autoriteteve.
“Gjatë incidentit, i dyshuari që ndodhej në një makinë të parkuar, nuk bashkëpunoi me oficerët por nxorri një pistoletë që detyroi zyrtarët të hapnin zjarr mbi të”, tha policia e Hennepin.
Në protestat e mbrëmshme në Minneapolis demonstruesit thërrisnin ofendime dhe slogane anti-polici, teksa oficerët kishin rrethuar perimetrin e tyre duke qëndruar në gatishmëri.
Minneapolis është qyteti i vrasjes famëkeqe të afro-amerikanit George Floyd nga policia dhe nisja e lëvizjes mbarë-amerikane e botërore, kundër brutalitetit të policisë ndaj qytetarëve.
Top Channel