Messina bëhet vendi i parë në Italinë fqinje që ndërmerr një iniciativë për të afruar të rinjtë, mbi 60 vjeç, që të vaksinohen në Panair.
Të gjithë të rinjtë që vaksinohen në Panair gjithashtu do të kenë mundësinë që të blejnë një birrë në shumën simbolike prej 50 cent.
“Siç është provuar tashmë për shembull në Izrael”, tha zyrtari i Messina, Alberto Firenze, ndërsa shtoi se “ne do t’i presim në Panair, deri të Dielën 6 Qershor. Nga njëra anë do të jetë një mënyrë për të joshur të rinjtë të vaksinohen, nga ana tjetër për të rritur konsumin e produkteve “Made in Sicily”. Por mbi të gjitha do të jetë një mundësi e rëndësishme për të edukuar të rinjtë të konsumojnë pije jo me shumë alkool”.
Birra do të shërbehet “në çezmë”, duke garantuar një përmbajtje shumë të ulët alkooli: “Ne duam të japim kontributin tonë, për të sjellë sa më shumë njerëz në vaksinimin masiv“, tha sipërmarrësi i Messina, Daniele De Vincenzo.
Top Channel