FOTOT/ Polici fut me forcë në ashensor të miturën dhe e ngacmon seksualisht, por nuk pranon akuzën: Ishte thjeshtë një lojë!

04/06/2021 17:37

Një oficer i policisë Australiane akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një ashensor në korrik 2019, ndërsa Glenn Roche, i cili u përpoq të argumentonte nuk ishte ngacmim, por thjeshtë një incident, nuk arriti që ta bindte gjyqtarin dhe kështu që 54-vjeçari është në pritje të dënimit që do t’i jepet në gusht.  

Sipas Daily Mail, në këtë ditë të veçantë në 2019, Roche kishte kaluar orët e mëparshme duke ecur nëpër atraksione të ndryshme të Sidneit me gruan e tij dhe familjen e saj. Kjo skenë u kap në fund të kësaj daljeje të përbashkët, kur ishte koha për t’u përshëndetur.

Kamera e sigurisë ka kapur 54-vjeçarin duket se ndjekur vajzën në ashensorin e stacionit të trenit Cambraata të Sidneit dhe shihet teksa e kap fort prej beli. Vajza e vogël më vonë dëshmoi në gjykatë se burri ia shtrëngoi dy herë gjoksin, ndërsa ai thotë se u përpoq ta kapte atë, gjoja për lojë.

54-vjeçari përdori këtë justifikim, se ishte një lojë, kur u shfaq në gjykatë në Liverpool, Neë South Wales , këtë javë. Në bisedat e mëparshme me policinë, Roche kishte pranuar se duart e tij ishin në gjoksin e vajzës, por theksoi se kjo ishte aksidentale dhe nuk kishte për qëllim kënaqësinë seksuale.

Vajza e vogël i tha gjykatës se ajo ende ka makthe nga sulmi dhe se ka frikë se diçka e tillë mund t’i ndodhë përsëri, ndërsa ai ende këmbëngul se nuk bëri asgjë të keqe dhe se qëllimet e tij ishin “të qarta”.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel