UFO-t nuk vijnë nga hapësira, por nga deti: Befason me deklaratën e tij ish gjuetari i alienëve!

03/06/2021 16:29

“UFO-t mund të mos vijnë nga hapësira, por nga fundi i detit”, ish hetuesi veteran i jashtëtokësorëve, Gary Heseltine ka befasuar me deklaratën e tij.

Heseltine, zv/president i Koalicionit të ri Ndërkombëtar për Jashtëtokësorët i përbërë nga kërkues dhe shkencëtare prej 27 vendesh të ndryshme të globit, tha për The Sun se videot e fundit që tregojnë episode të marinës amerikane me UFO-t dhe hetimi i nisur nga Pentagoni, e ndryshojnë lojën krejtësisht.

“UFO-t janë parë shpeshherë duke dalë nga uji. Kjo na bën të dyshojmë se bazat e alienëve mund të jenë në fundin e oqeaneve tona”, u shpreh ai. “Mund të duket cmenduri, por po te mendosh se ne oqeanet i njohim vetën në masën 5% dhe më shumë njohim sipërfaqen e Hënës, atëherë po, ka kuptim”, shtoi eksperti.

Pak ditë më parë, të paktën 14 objekte të shkëlqyeshme fluturuese me diametër 1.82 metra u diktuan nga radarët e aeroplanmbajtëses amerikane Omaha. Gjithshka u dokumentua në një video të siguruar nga Jeremy Corbell, studiues i fenomeve jashtëtokësore, i cili pati hedhur disa kohë më parë në internet filmime të disa objekteve në formë piramidale apo edhe atë të UFO-s që zhuket në oqean.

Corbell tha se raporti që po shqyrtohet nga Task Forca përgjegjëse për UFO-t, Uaptf, tregon se objektet sferike ishin në gjendje të zhyteshin, por nuk ka pasur më asnjë gjurmë prej tyre dhe nuk u panë dot pas zhytjes në ujë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA