Deputetja e zgjedhur në qarkun e Tiranës, për Partinë Demokratike, Grida Duma i ka dalë në mbrojtje kryedemokratit Lulzim Basha.
E ftuar në “Top Talk”, Duma u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja nëse i kishte ngelur në mendje ndonjë fjalë e Bashës, sepse ai vetë nuk ishte mrekulluar ndonjëherë.
Duma tha se Basha nuk ka nevojë të thotë asgjë, pasi ai është ‘acting’ gjithmonë, në veprim.
Duma: Kam qenë disa ditë pas rezultatit statistikor të 25 prillit në studio të kolegëve tuaj dhe kam komunikuar qëndrimin tim ndaj kësaj situate dhe një nga gjërat që kam qasur është se duhet të ndajmë rezultatet e 25 prillit dhe rezultatit të afishuar deri tani.
Nuk dua të krahasohem me më të keqen, por me atë që është realiteti shqiptar. Dy parti janë PS dhe PD. Në kohën që Rama ishte në opozitë me referendum i ndaloi zgjedhjet. Kjo është PS.
Në PD ju sot keni katër kandidatë. Në PD hyn një njeri që është pa asistencë sociale dhe fytet deri afër zyrës sime.
Basha është kryetar i PD. Me të gjithë këta persona që kandidojnë kanë një historik. Standard unë kam pasur që të jenë figura publike kombëtare.
Unë referohem partisë sime dhe në këtë kuptim kam frymën që me tre kandidatët e terë përkundrejt Bashkës kam një komunikim normal.
Sa kohë që PD arriti të ndajë edhe si opozitë me 36 mijë vota unë e di se çka realizuar PD.
Pjesë nga biseda:
Grida Duma: Sulmet minimaliste të karakterit personal duhet të zhduken, duhet të kemi të nivelit programor
Denis Dyrnjaja: Fatbardh Kadilli ka një program që mua realisht më pëlqen, më impresionon, nuk shoh sulme personale tek ai, të them të drejtën, komenti im nëse ma lejon
Grida Duma: Unë program nuk kam dëgjuar
Denis Dyrnjaja: Unë disa teza i kam dëgjuar dhe pëlqyer, me ëndje…dhe Basha për tetë vjet s’na ka thënë ndonjë gjë që të na mrekullojë të themi të drejtën. Të ka ngelur gjë në mendje ty nga Basha përshembull..?
Grida Duma: Basha nuk ka nevojë të thotë asgjë, ai është ‘acting’, është gjithmonë në veprim
Denis Dyrnjaja: Thjesht u gjend aty dhe…
Grida Duma: Ka bërë hapje të partisë, në vitin 2017
Denis Dyrnjaja: Janë larguar më shumë se sa kanë ardhur
Grida Duma: Në politikë do ketë gjithmonë largime…
Top Channel