Le ta pranojmë, bota e sotme e biznesin zhvillohet në skenën globale. Teknologjia është një nga aspektet që detyron prishjen apo aftësimin e bizneseve të të gjitha masave, për të tërhequr talentet më të mirë, cilëtdo që mund të jenë ata.

Dhe teksa teknologjia avancon me hapa drastikë, njerëzit duhet të ruajnë ritmin e saj.

Një tjetër tendencë në rritje është ajo e 20-vjeçarëve që i japin formë vendit të punës aktual dhe të së ardhmes, teksa nga fjalët më të përmendura dëgjohen në të janë “diversiteti e gjithëpërfshirja.”

Por çfarë është divesiteti, dhe çfarë tentojmë të arrijmë me të?

Në fjalor kjo përshkruhet si “Prezenca e rangjeve të ndryshme të grupeve kulturore, etnike në shoqëri”. Në fjalë të tjera, një grup popullatë që përfshin të gjitha ndryshimet apo diferencat.

Diversifikimi në vendin e punës mudn të vijë në formën e “racave, origjinës etnike, aftësive, gjuhëve, statusit socio-ekonomik, gjinisë, fesë apo orientimit seksual.”

Dhe duke parë kontekstin global politik ku ndodhemi, është thelbësore të kuptojmë çfarë është diversiteti dhe si mund të përfitojë biznesi ynë prej tij.

Nuk është vetëm një çështje e plotësimit të standardeve. Kultivimi i kësaj kulture sjell pikëpamje të ndryshme dhe përshpejton kreativitetin.

Ky artikull flet për avantazhet e përfshirjes së grupit LGBTQ+ në tregun dhe vendet e punës. I përshkruar si një ekspert në divesitetin kulturor, ne do t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve me shembullin e kudondodhur të Elton ILIRJANIT. Eltoni ka mbrojtur haptazi të drejtat e përfshirjes së LGBTQ+ prej vitesh, duke promovuar diversitetin kulturor në vendin e punës.

Është e thjeshtë të flasësh për teorinë dhe përkufizimet e përfshirjes së LGBTQ+ në vendet e punës. Por kur duhet që kjo të krijohet brenda një organizate, gjithmonë varet nga praktikat  e procesit të rekrutimit.

Megjithse përmenden shpesh avantazhet e diversitetit dhe barazisë, ato nuk shërbehen si duhet nga mediat.

Përfshirja LGBTQ+ në vendet e punës i lejon kompanive të krijojnë grupe që sjellin pikëpamje dhe talente të ndryshme në tavoline, duke rritur inovacionin e rrjedhimisht të ardhurat.

Elton ILIRJANI është diplomuar në gjimnazin Abaz Shehu, si studenti më i mirë në 40 vitet e krijimit të tij. Ai ësht diplomuar në ekonomik dhe ka Master në shkenca politike nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Elton ka themeluar grupin HeadHunter në vitin 2012, si një kompani rekrutimi që do të mbante lart flamurin e diversitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Grupi HeadHunter është tashmë agjencia më e madhe e rekrutimit dhe furnizimit me staf, në Serbi, Shqipëri, Bosnie & Herzegovina, Kosovë, Mali i Zi, Qipro, Maqedoni e Veriut, Greqi e SHBA.

Elton jeton tashmë në New York dhe është bërë anëtar i njohur i grupeve liberale që kanë si qëllim ndryshimin e politikave e dinamikave të vendit të punës.

HeadHunter Group ka selinë në New York City, ku ka bërë hapa të konsiderueshëm në përfshijen e grupeve LGBTQ+ në tregun e punës.

Por Elton nuk krijoi selinë e tij prestigjoze dhe prezencën globale për të qëndruar i heshtur. Ai vlerësohet nga media si një nga drejtorët më progresivë të dekadës së fundit.

Elton ILIRJANI i vërtetë po bën një ndryshim qe mund të matet.

Ai ka themeluar  fondacionin Dignity Global Foundation, i fokusuar në mbrojtjen e të drejtave e politikave për përfshirjen e grave dhe grupeve LGBTQ+ në vendin e punës dhe në procesin e rekrutimit.

Në eksperiencën e tij, ai zbuloi hapësira të mëdha mes kandidatëve LGBTQ+ që paraqiteshin në intervistat e punës, dhe atyre që arrinin të fitonin vendin e punës. Kjo pasi mbetet në fuq fakti se kandidatët LGBTQ+ nuk arrijnë të fitojnë vendin e punës megjithse janë njëlloj apo edhe më shumë të kualifikuar se kandidatët heteroseksualë.

Elton ILIRJANI ka krijuar Indeksin e Barazisë së Punësimit për LGBTQ+, duke nxitur sektorët publikë e privatë për politika të drejtash të barabarta të vendeve të punës në Ballkanin Perëndimor.

Atij i atribuohet lëvizja e suksesshme kundër intolerancës, dhe e përfshijes e dashamirësisë ndaj njerëzve transgjinorë; fushatat “Lëvizja e Buzëkuqit” dhe “Nobody is Straight” (Askush nuk është heteroseksual) kanë qenë nga më të zëshmet për mundësitë e barabarta të punësimit.

vmagazine.com

Top Channel