Festë me muzikë Jazz – Swing dhe ekspozitë të makinave të koleksionit Retro ! Është kjo fundjava e 29-30 Majit në Shkodër, e zhurmshme, por e bukur.

Këtë herë në Gjuhadol janë prezantuar koleksionet më të vjetra të makinave të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Në qytetin e biçikletave, dyert e mikpritjes ishin të hapura për të gjithë, edhe për të apasionuarit pas 4 rrotave.

Motorri është i vitit 1957. Të përkujdesesh per të është shumë e vështirë, por unë ia kryej vetë të gjitha shërbimet prandaj e mbaj. Motorri ka një vlerë të veçantë per mua pasi më herët ka qënë i një sportisti të famshëm, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën duke ecur me këtë mjet”, shprehet një motorrist.

Unë jam Lubo Miradojiç, vij nga Mali i Zi dhe ky është një Fiat i tipit 620 i prodhuar ne vitin 1961. Ka një motor benzine 1900 kubiksh, 600 kuaj fuqi. Është e vështirë t’i mbash këto makina sepse kushtojnë, por pasioni është mbi të gjitha”, rrëfen një tjetër.

Dy ditë feste dhe argëtimi ishin edhe për qytetaret shkodranë, të cilët kërkojnë që aktivitete të tilla të zhvillohen me shpesh.

Nga qendra e qytetit, Karvani i mjeteve RETRO vazhdoi paradën në rrugët kryesore të Shkodrës e më pas u ndal në pikën turistike të Shirokës.

Top Channel