Qindra bijë e bija të aristokracisë ruse kanë bërë debutimin e tyre në Ballon e Bamirësisë së Vienës të shtunën në Moskë, me fustane të mrekullueshme, kurora e kostume të shkëlqyeshme, në eventin tradicional të mbajtur në sallën më të madhe të ballos në Moskë, Gostiny Dvor.
Eventi njihet si pika e reklamimit të pinjollëve të elitës ultra të pasur të Kremlinit, ku ndër vite janë shfaqur mes të tjerëve bija e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov në 2015, bija e ministres së industrisë e tregtisë Leonela Manturova në 2018.
Mes pjesëmarësve të famshëm këtë vit ishte gjimnastja fituese e medaljes së artë Vera Biriukova, si dhe Leonida Malitskaya, Svetlana Gerchet, and Elizaveta Kondrikova.
Në ballo ka qene gjithashtu Anastasia Chernomyrdina, mbresë e ish-kryeminsitrit rus Viktor Stepanovich Chernomyrdin.
Eventi i bamirësisë së të shtunës i dedikohet teorikisht përvjetorit të 250-të të kompozitorit Ludwig van Beethoven, ndërsa vitin e kaluar u anullua prej pandemisë së Covid-19.
Në të mblidhen zakonisht rreth 2,000 të ftuar nga e gjithë bota, të cilët këtë viti ishin reduktuar në 1,500.
Çdo debutues – mashkull apo femër – kalon një proces rigoroz selektimi për pjesëmarrjes, duke përfshirë kualifikime në arsim, gjuhë të huaja, elegancë sjellje e pamjeje.
100 të zgjedhurit me fat provohen në teste vallëzimi në përgatitje për ditën e madhe. Gratë në të mbajnë fustane të bardhë kur se burrat kostume darke me bisht, ose uniforma ushtarake.
Ballo hapet nga debutuesit e rinj me një ‘vals’, të cilëve më pas i bashkohen edhe të ftuarit duke kërcyer polka, valle tradicionale e valse të tjerë deri në mesnatë.
Më pas pjesëmarrësit performojnë kuadrilën e famshme ruse, të ndjekur nga tango, kërcime të shpejta, ça-ça-ça, e rumba deri në orët e para të mëngjesit. Biletat kushtojnë rreth 600 dollarë dhe fitimet jepen për kauza bamirësie.
Eventi i organizuar nga kompania Tatler, është një mundesi për gjeneratën e re elitare të ndjekë hapat e prindërve të tyre drejt shoqërisë së lartë ruse.
Shumë nga vazat pjesëmarrëse shmangin vëmendjen e shtypit por postojnë imazhet e ballos në rrjetet e mediave sociale.
Top Channel