Folku ballkanik në Korçë/ Festivali i parë që nga nisja e pandemisë mbledh artistë nga i gjithë rajoni

30/05/2021 12:31

Folku i pasur ballkanas përcolli në Pazarin e vjetër një mbrëmje të veçantë.

Me performanca të valleve dhe këngëve nga gjithë Ballkani, artistë vendas e të huaj u bënë bashkë për të përcjellë kulturën dhe traditat e pasura. Përveç grupeve nga Shqipëria, pjesë e festivalit për shkak të kufizimeve prej pandemisë, ka mundur të jetë vetëm trupa e Maqedonisë së Veriut, por për artistët mbetet i rëndësishëm rikthimi në skenë i eventeve artistike.

Është hera e parë në Korçë dhe hera e parë që vijmë në Shqipëri. Sjellim performanca të valleve nga gjithë Maqedonia e Veriut. Ky është udhëtimi ynë i pare qysh kur nisi pandemia dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne artistët. Nga Bitola prej ku vijmë, ky është aktiviteti i parë që marrim pjesë, njerëzit janë ende të frikësuar të udhëtojnë, por ne erdhëm këtu për të prezantuar kërcimet tona. Është e rëndësishme që këto valle të bëhen të njohura dhe sidomos ato maqedonase qe janë paksa specifike në Ballkan dhe njerëzit janë kureshtarë për t’i parë nga afër”, thotë Sopot Serica.

Vlerat e përbashkëta folklorike u shpalosën për disa orë në këtë festival, në Pazarin e vjetër, atje ku ndërthuren bukur arti, kultura dhe trashëgimia jonë.

Top Channel