Sa vota janë kundër presidentit? Nga 122 deputetë, 4 janë kundër shkarkimit. Votimi do jetë i mbyllur

28/05/2021 19:35

Paraditja e 10 qershorit do ti gjegjë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, përballë kutisë së votimit në një votim të paprecedentë dhe historik për demokracinë shqiptare. Me votat e tyre ata do të vendosin nëse presidenti Ilir Meta duhet të shkarkohet për shkelje të kushtetutës.

Neni 88 i kushtetutës kërkon që shkarkimi duhet të marrë jo më pak se 1/4 e anëtarëve të kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se 2/3 e të gjithë anëtarëve të tij. Kjo do të thotë se shumicës qeverisëse, për të realizuar shkarkimin i duhen 94 vota të cilat nuk i ka.

Jo më kot kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla nga foltorja e parlamentit kërkoi mbështetjen e Lulzim Bashës që deputetët e listës së tij ne parlament të ti bashkohen votimit për shkarkimin e presidentit Meta.

Le të analizojmë numrat në kuvendin e Shqipërisë ku janë 122 deputetë mes tyre edhe dy deputet e reja të betuara në seancën e shkuar.

Getiana Cakrani dhe Jetmira Rraboshta zëvendësuan me urgjencë, deputetin e ndjerë Bashkim Fino dhe atë të dorëhequr Tom Doshi pikërisht edhe për efekt të votimit të pritshëm për presidentin.
Nëse i referohemi votimeve të shkuara shumë projektligje janë votuar me 93 vota apo edhe më shumë vota.

Nga 122 deputetë të kuvendit vetëm katër potencialisht mund votojnë kundra shkarkimit.

Ata janë. Lefter Maliqi, Elda Hoti, Artur Rroshi dhe Korab Lita.

Nëse do të ndodh kështu në dispozicion të socialistëve shumatorja e votave për shkarkimin e presidentit mbërrin në 118.

Duke marrë në konsideratë votat abstenim pse jo edhe ndonjë votë inati socialiste pro Ilir Metës, kjo nuk do ta rrezikonte aspak votimin pro shkarkimit.

Pas 10 qershorit parlamenti do ta lërë topin në fushën e gjykatës kushtetuese e cila duhet të vendosë nëse kjo është çështje prioritare dhe ta marrë në shqyrtim jashtë radhe ose ta vendosë në radhën e pritjes bashkë me 180 çështje që pritet të gjykohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA