Tiranë/ Plagoset me armë 19-vjeçari pas një konflikti të çastit (emri)

27/05/2021 16:07

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Tiranë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një djalë 19-vjeçar, i identifikuar si Reginaldo Kaçorri nga Rrësheni. 19-vjeçari nuk rezulton të ketë precedent të mëparshëm penal.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, ndërsa i riu tashmë është transportuar në spital.

Të dy palët kanë qenë në një lokal në tavolina të veçanta dhe fillimisht u konfliktuan fizikisht , pastaj një nga autorët ka qëlluar me armë vetëm njëherë.

Ndërkohë autori është identifikuar si Klajdi Kodra dhe po punohet nga policia për kapjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA