LSI shpresoi të gjente në kutitë e qarkut Durrës 136 votat të cilat i duheshin për të marrë mandatin e saj të parë parlamentar, por pas 9 orësh rinumërimi ajo jo vetëm që nuk rikuperoi asnjë votë, por doli me më pak se një votë. Përfaqësuesit ligjor të opozitës kundërshtuar procesin të cilin vet e kërkuan duke paralajmëruar ankimin në Kolegjin Zgjedhor.
Nga procesi i rivlerësimit të 108 kutive të qarkut Durrës, nuk vërtetoi masakrën zgjedhore por nxori në pah, gabimet njerëzore të komisionerëve. Partia Socialiste humbi 26 vota, ndërsa Partia Demokratike humbi 28 vota.
‘Se besoj që PD ka bërë masakër elektorale meqë humbi 38 vota. Ndërsa LSI humbi minus 1 votë’- tha Eridian Salianji.
Të enjten pritet që KAS të jap verdiktin për qarkun Tiranë ku opozita ka kërkuar përsëritje të zgjedhjeve, ndërkohë brenda kësaj jave pritet të shqyrtohen edhe 3 qarqet e mbetura; Fieri, Elbasani dhe Korça, ku opozita kërkon shpallje të pavlefshmërisë së zgjedhjeve.
Top Channel