Abuzimet seksuale/ Qytetarja protestoi nudo në shesh, deputeti Gjoni: Arriti të sensibilizojë një shoqëri të tërë

27/05/2021 11:25

Deputeti Ralf Gjoni ka reaguar nga Kuvendi për abuzimet e fundit seksuale, duke folur edhe për protestat që u mbajtën pas përdhunimit të 15-vjeçares nga Fshati Tarazh i Mirditës,nga 5 persona.

Me pankarta në duar dhe thirrje, ata kërkonin masa më të ashpra ndaj dhunuesve, edukim më të fortë në shkolla dhe mbështetje të viktimave. Vëmendjen në protestë e mori një 22 vjeçare nga Korça, e cila zgjodhi të protestonte e veçuar dhe lakuriq me një pankartë në dorë, veprim ky që nuk u mirëprit nga të gjithë, por Deputeti Gjoni e ka mbështetur dhe përshëndetur këtë mënyrë protestimi të sajën, pasi sipas tij ka arritur që të sensibilizojë një shoqëri të tërë.

Gjoni i bënë thirrje deputetëve në sallë që të bëhen së bashku, të ftojnë anëtarë të shoqërisë civile për të mbajtur një bashkëbisedim në Parlament, në mënyrë të sensibilizohen familjarë, shoqëri, gra e vajza të cilat nuk kanë guxim të flasin.

Ralf Gjoni: Ajo vajza e re e cila protestoi nudo në sheshin ‘Skëndërbej’ disa persona e paragjykuan, por unë e pershendes sot, sepse ka arritur të sensibilizojë një shoqëri të tërë. Besoj që përdhunimi, dhuna, abuzimi psikologjik fizik është shumë herë më i madh në këtë qoshen tokë patriakaliste.

Nuk ka mundësi që një vajzë e re të shantazhohet në këtë farë feje. Xhaxhai i vajzës ka thënë që nuk kanë qenë persë por 8 persona. Ne i kemi falur ka thënë ai. Ne duhet të jemi të pamëshirshëm si shoqëri, dhe ajo vajza që protestoi nudo kishte të drejtë në mesazhin e saj.

Rasti i minorenes në Mirditë duhet të na prekte të gjithëve, është njësoj si t’ja bëjnë vajzës time, unë nuk do bëja dot si xhaxhai i saj, unë nuk do e falja. Duhet të kemi masa shumë të forta sesa ato të BE. Shumë vajza dhe gra dhunohen brenda dhe jashtë familjes, në shkollë e punë. Të gjithë e dimë se prek mamatë, vajzat dhe motrat tona ky problem. Shumë vajza të reja shantazhohen sot në shkolla, në punë, nga meshkujt të cilët jetojnë të pa detektuar nga policia. Shumë vajza kanë frikë të flasin sot, kanë më frikë nëse i gjykon babai. Si ka mundësi që shoqëria jonë toleron një gjë të tillë.

Duhet të marrë fund ky fenomen një herë e mirë, hajde të bëhemi bashkë, hajde të ftojmë anëtarë të shoqërisë civile të kemi një bashkëbisedim këtu në Parlament, për të sensibilizuar familjet, shoqërinë, gratë dhe vajzat të kenë guxim të flasin.

Këta pisa nuk duhet të kenë të drejtën të jetojnë të lirë në këtë republikë, duhet të jenë të etiketuar dhe të mos kenë asnjë të drejtë si  çdo qytetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA