Soreca: BE mbështet iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës
26/05/2021 10:20
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka dalë në mbështetje të iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.
Ambasadori shkruan se BE do të ndjekë nga afër konsultimet duke bërë thirrje që të dëgjohet zëri i ekspertëve.
“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e parkut Kombëtar të Vjosës. BE vazhdon ta ndjekë nga afër së bashku me ambasadat e tjera të vendeve të BE në konsultim me autoritet. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të dëgjohet”, shkruan Soreca në twitter.
Kauza e Vjosës tashmë ka marrë zë jashtë Shqipërisë. Shumë shoqata në mbrojtje të mjedisit, shkencëtarë dhe aktorë me famë botërore po kërkojnë mbështetje për ta shpallur Vjosën Park kombëtar.
Top Channel