Një familje në Brazil mbeti e shtangur teksa një kavie e egër pylli që mezi arritën të shpëtonin nga një gropë e thellë, u mbyt nga qeni i shtëpisë sapo e lëshuan të lirë.
Në pamje e xhiruara shihet gruaja, e quajtur Juliane, që ndjek brejtësin nëpër gropën e thellë ku kishte rënë.
Pas rreth një minute Juliane e merr në dorë brejtësin e vogël dhe ngjitet në shkallë për ta nxjerrë në siperfaqe. Ajo lë bijat e saj ta përkëdhelin për pak dhe më pas e lëshon të shkojë në rrugën e tij.
Por liria e tij nuk zgjati shumë pasi papritur qeni i shtëpisë shfaqet furishëm duke e kapur egërsisht brejtësin leshtor në nofullat e tij, para fëmijëve të tmerruar.
Familja shihet më pas që ndjek qenin për të tentuar të shpëtojë përsëri miun e pyllit, por duket se fati i tij është vulosur teksa qeni e mban në nofulla deri sa zhduket bashkë me të.
Brejtësi besohet se ishte i species braziliane ‘Cavia aperea’, që gjendet kudo në Amerikën Latine dhe ka një numër të qëndrueshëm të popullatës.
Top Channel