Franca kërkoi testin e drogës për fituesin e Eurovizionit, del rezultati

25/05/2021 14:52

Ishin shumë afër me pikë, dhe Franca padyshim mbeti e zhgënjyer kur grupi Italian Maneskin u shpall fitues i Eurovizionit.

Ajo kërkoi që vokalisti i këtij grupi, Damiano David, t`i nënshtrohej një testi për lëndë narkotike dhe kështu ndodhi. rezultati megjithatë doli negative, duke konfirmuar pretendimet e italianit. Pamjet të cilat e shfaqnin atë me kokë të ulur në tavolinë, në zonën e mikpritjes së festivalit, u bënë virale dhe shkaktuan reagime dhe spekulime se ai mund kishte marrë drogë.

David u pyet për pamjet gjatë një konference shtypi të dielën dhe ai tha se kishte parë poshtë sepse kitaristi, Thomas Raggi, kishte thyer një gotë.”Asnjë përdorim droge nuk ndodhi në Dhomën e Gjelbër dhe ne e konsiderojmë çështjen të mbyllur”, deklaroi  Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU), që është organizator i festivalit.

Grupi italian ishte në konkurrencë të ngushtë më Francën dhe Zvicrën, por arriti 524 pikë duke u shpallur fitues me këngën e tyre “Zitti e Buoni”. Më herët ministri francez për Evropën, Clement Beaune kishte bërë thirrje për “transparencë totale”.”Nëse ka një problem, ka ndëshkime duke përfshirë edhe skualifikimin e mundshëm”, u shpreh ai. Eurovision, është një festival që ndiqet çdo vit nga miliona njerëz. ai u mbajt për herë të parë në 1956, me qëllim bashkimin e Europës pas Luftës së Dytë Botërore.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA