‘Filtri i Madh’/ Elon Musk kërkon vendosje të shpejtë në Mars, para se njerëzimi të zhduket krejtësisht

25/05/2021 21:47

Pronari miliarder i grupit hapësinor SpaceX dhe kompanisë Tesla, Elon Musk, ka paralajmëruar se njerëzimi duhet të nisë sa më shpejt kolonizimin e planetit Mars për t’iu shmangur paradoskit të “Filtrit të Madh”, kur e gjithë jeta siç ne e njohim, do të zhduket nga toka.

Elon Musk thotë se njerëzit duhet të vendosen në Mars si një nga mënyrat e pakta për të bërë specien tonë të mbijetojë në terma afatgjatë.

Sipërmarrësi thotë se aftësia për të jetuar në planete të tjerë është thelbësore për t’u mbrojtjur nga zhdukja e jetës në Tokë.

“Filtri i Madh” të cilit Musk i referohet, eshte idea e Enrico Fermi, sipas së cilës prej masës dhe moshës së universit, me shumë gjasa ka ekzistencë aliene më të avancuar se e jona.

Shkencëtarët argumentojnë se ne nuk kemi takuar ende jetë më të avancuar, pasi kur një civilizim arrin një masë të caktuar, përfundon duke zhdukur veten e tij me anë të katastrofave natyrore ose luftërave.

Prandaj Musk, kreu i grupit hapësinor SpaceX, thotë se zgjidhja e vetme është udhëtimi drejt planetevë të tjerë me anijet e tij.

Afrikano-jugori 49-vjeçar shkruante në rrjetet sociale: “SpaceX do të jetë duke ulur anijet e saj me njerëz në Mars para vitit 2030. Besoj se arritja në Mars nuk është çështja themelore. Kryesorja është ndërtimi i bazës njerëzore atje, i qytetit njerëzor të vetëmjaftueshëm në Mars”.

Më herët ai ka treguar sesa i vështirë është dominimi i kozmosit.

“Është shumë i vështirë e i rrezikshëm, nuk është për ata me zemër të dobët. Ka shumë shanse të vdesësh, por është shumë e lavdishme kur ia arrin”.

Mes ideve të Musk për jetën në hapësirë janë kolonizimi i vendndodhjeve të largëta, qytetërime nën kupola të xhamta, apo dhe ndryshimi i tërë atmosferës së një planeti.

“Vetëm tani, 4.5 miliardë vjet pas krijimit të tokës, (udhëtimi drejt Mars) është i mundshëm. Sesa kohë do të qëndrojë hapur kjo dritare kohore për të arritur Marsin, nuk është e qartë, ndoshta për gjatë, ndoshta jo. Ja përse ne duhet të veprojmë tani,” shkroi Musk në fundjavë.

FOTO GALERI
2/3
Musk, kreu i grupit hapësinor SpaceX, thotë se zgjidhja e vetme është udhëtimi drejt planetevë të tjerë me anijet e tij.

Top Channel