Dajës nuk i del e keqja nga ndeshja me Vllazninë: Na nxorën nga gara për titull, nuk mund të luftojmë me “mullinjtë e erës”

25/05/2021 13:54

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja nuk do të tërhiqet nga ideja e tij pavarësisht paralajmërimit që i bëri Komisioni i Disiplinës.

Daja thotë se ekipi i tij është paralizuar në mënyrë sistematike dhe thekson se në ndeshjen me Vllazninë kishte penallti të dyshimtë. Trajneri i të kuqve e nis konferenencën për shtyp në prag të sfidës së fundit ndaj Bylisit pikërisht me akuzat nga gjyqtarëve.

“Ka qenë një javë aq e vështira sa… Jo vetëm në këtë ndeshje, por jemi goditur sistematikisht. Kur po vija për në konferencë më vjen email dhe pashë vendimet e Disiplinës, si duket kanë menduar t’ia dërgojë njëherë trajnerit, sepse nuk do hapë gojën. Është e vështirë për vetë faktin se nuk është një rast i izoluar, sepse të jetë një është normale sepse njerëz jemi të gjithë gabojmë. Ishte një goditje në momentin final. Kam dëshmuar dje të gjithë opinionistët e futbollit të Vllaznisë. Nuk kam asgjë me klubin e Vllaznisë, nuk e dha Vllaznia penalltinë. Nuk kanë pse reagojnë, pasi nesër mund t’i ndodhë Vllaznisë. Unë e kam pësuar dy herë ta humb titullin kështu në karrierë. Nëse nuk do ishte Jorgji do ishte një tjetër. Në 4 ndeshjet e fundit në 3 ndeshje na ka gjykuar Hamiti, Partizani me të nuk ka fituar asnjëherë gjatë sezonit. Me Feratra dhe me shokë, e pamë se çfarë kërkuan të bënin. Nëse nuk do e kishin realizuar këtë javë, java e fundit në Ballsh do ishte skëterrë për mendimin tim”, tha Daja.

Ndër të tjera tregoi mungesat në fushë në ndeshjen me Bylisin: Asani dhe Zhunior janë jashtë për shkak dëmtimi. Belica dhe Broja mungojnë për shkak kartonësh. Daja thekson se do të respektohet kampionati dhe puna e bërë këtë sezon me qëllim që të tregojnë se Partizani nuk ka pasur aleatë.

“Nëse themi se do pretendojmë edhe këtë javë për titullin, do të ishte një utopi, sikur të luftonim me mullinjtë e erës. Nuk na lanë deri tani, s’kanë si do na lënë për ndeshjen e fundit”, tha Daja.

Dëmtimet në vazhdimësi nga abitrat: Nuk kemi probleme me Vllazninë, nuk e dhanë shkodranët penalltinë. E kanë merituar vendin ku janë. Kampionati le të vendoset me meritë, të mos jenë protagonistë arbitrat. Nëse e jepte në sekondë, në rregull, por është e çuditshme që anësori ishte larg Belicës dhe e vendosin ata penalltitë. Kjo është ajo për të cilën po diskutojmë. Nuk është vetëm ky rast. Janë disa gola të anuluar, gola të rregullt. Janë në vazhdimësi në fazën e fundit. Nëse nxjerr një konkluzion, e nxjerr në vazhdimësi. Nëse këto janë në vazhdimësi, janë vendime të vendosura më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA