FOTO ILUSTRUESE

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në Shijak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe policia njofton se lënda plasëse ishte vendosur në portën e banesës së një shtetasi.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.

Shijak/ Informacion Paraprak

Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen “Kodra”,  Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde  plasëse në portën e banesës së​ shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet  e Policisë dhe  kanë shoqëruar disa persona  në Komisariat.

Ndërkohë po vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA