Viçi arratiset nga therrtorja dhe ‘adoptohet’ nga familja e drerëve të egër (fotot)

22/05/2021 18:46

Kur Bonnie ishte vetëm një këlysh lope 4 muajshe, shtëpia e saj ishte një fermë therrtore. Ajo duket se dinte se aty nuk kishte të ardhme, prandaj një ditë kur pronarët e saj po ngarkonin një kamion ajo u arratis në pyllin e zonës për të mos u kthyer më.

Fjala për arratisjen e Bonnie u përhap shpejt, dhe njerëzit nisën ta pikasnin nganjëherë në botën e egër, por pa qenë të aftë ta kapnin.

Bonnie kishte disa javë që qëndronte në pyll dhe banorët habiteshin sesi një kafshë ferme mund të mbijetonte në botën e egër, gjatë sezonit të dimrit.

Kamerat e vendosura në pyll nga gjuetarët e zbuluan atë, por cuditerisht Bonnie nuk ishte vetëm, por e rrethuar nga një familje drerësh të egër.

Lopa e vogël kishte gjetur qetësinë në tufën e drerëve, të cilët e kishin pranuar si një prej tyre. Ata rrinin së bashku, hanin së bashku e çlodheshin si një tufë e vetme.

Një ditë Bonnie po rrinte në tokën e dashamirëses së kafshëve Becky Bartels, e cila e dinte se lopa do të kishte nevojë për ndihmë gjatë sezonit të dimrit. Prandaj ajo i sillte lopës rregullisht një slitë me ushqim dhe kashtë.

Bonnie ishte ende e tmerruar nga njerëzit, por rrjedhimisht u miqësua me Becky derisa e lejonte ta përkëdhelte.

Megjithse duket si një tregim përrallash, Becky e dinte se kjo ishte një situatë e përkohshme pasi fqinjët kërcënonin ta vrisnin nëse hynte në pronën e tyre.

Kështu që Becky kërkoi ndihmën e grupit të ndihmës ndaj kafshëve Farm Sanctuary, që ndihmuan në kujdesin për lopën rebele, e cila tashme jeton ne strehen e kafsheve te abuzuara.

FOTO GALERI
2/8
Prandaj një ditë kur pronarët e saj po ngarkonin një kamion ajo u arratis në pyllin e zonës për të mos u kthyer më.

Top Channel