Tigresha e Bengalit mbyt punonjësin e kopshtit zoologjik që pastronte ujin e pellgut (fotot)

22/05/2021 16:49
Foto ilustruese

Një punonjës indian i kopshtit zoologjik është vrarë nga një tigër pasi hyri në hapësirën e saj për të pastruar ujin e pellgut.

Sipas raportimeve tre porta që çonin drejt kafazit të të felinit gjigand ishin lënë hapur dhe tragjikisht tigresha u gjet ballë për ballë me punonjësin duke e sulmuar për vdekje.

Policia ka nisur një hetim për neglizhencë mbi vdekjen e 35 vjeçarit  Poulash Karmakar pas sulmit tragjik në kopshtin zoologjik të rajonit indian Arunachal Pradesh.

Drejtuesi i kopshtit Raya Flago tha për mediat vendase: “Incidenti ndodhi të martën rreth orës 2.30 të pasdites. Unë u informova nga një prej kujdestarëve të kafshëve. Kur arritëm aty bashkë me një doktor dhe anëtarë të stafit, Poulash Karmakar kishte vdekur. Ai u gjet i përgjakur nga fytyra”.

Ai shtoi se tragjedia ndodhi prej portave që të çojnë në kafazin e bishës, të cilat ishin lënë të hapura.

Tigresha tetë-vjeçare Chippi qëndronte në kopsht që prej vitit 2013.

Zyrtarët thanë se Karmakar u sulmua teksa punonte në parkun biologjik të qytezës Itanagar.

Kreu i policisë vendase Itanagar Sub-Divisional tha: “Policia nuk dalloi ndonjë të dyshimtë dhe duket se është një rast neglizhence, si hetim paraprak”.

Në një tjetër incident, në fillim të muajit disa familje në SHBA ishin në panik kur një tigër Bengali shihej të qarkullonte në lagjen e tyre

Felini gjigand shihej që ecte lirshëm nëpër rrugë pasi ishte arratisur nga një kopsht zoologjik në Houston.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA