Modelja veterane britanike shpjegon përse vijon pozat me bikini në mediat sociale (fotot)

22/05/2021 20:45

Fansat e aktores 55-vjeçare britanike Elizabeth Hurley e kanë vërejtur se bukuroshja ruan një prezencë intensive në rrjetet sociale, duke postuar shpesh foto në bikini ose edhe më provokuese, në sfonde nga më të ndryshmet, që prej plazheve deri te ato nga kopshti i saj në ditë dimri.

Sipas Hurley, fotot pikante nuk janë thjesht një zbavitje, por për të promovuar linjën e saj të rroba-banjove.

“Unë dizenjoj linjën time të veshjeve të plazhit,” thotë Hurley në një intervistë. “Nuk është se e kam vetëm për zakon të sillem rrotull me bikini ose veshje banje, ka një arsye të saktë që e bëj kete”.

Duke përmendur pandeminë Covid-19 ajo shton: “Prej pandemisë ne nuk jemi lejuar të shkojmë me pushime prej gati 14 muajsh … kjo më ka dëmtuar, se unë zotëroj një linjë rrobabanjosh në një kohë kur nuk lejohemi të shkojmë në plazh … kështu që mundohem të shes atë që mundem, dhe jemi duke u përmirësuar”.

“Po, kam pozuar në mullarë kashte me rroba-banje, në dëborë, madje edhe në dush”.

“Nganjëherë njerëzit bëhen të ligë me gratë, dhe nuk besoj se njerëzit duhet të sillen kështu. Ka shumë komente që nuk më pëlqejnë,” thotë modelja e vjetër, e dashur për publikun britanik.

FOTO GALERI
2/8
Ajo shton: “Prej pandemisë ne nuk jemi lejuar të shkojmë me pushime prej gati 14 muajsh … kjo më ka dëmtuar, kështu që mundohem të shes atë që mundem”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA