‘Laborator’ kokaine në Firence me vlerë 700 mijë euro, në pranga një shqiptar dhe tre shtetas kolumbianë
Avokati Spartak Ngjela ka theksuar se Amerika ka të drejtë të shpallë këdo “non grata” sepse është në shtëpinë e saj, pavarësisht se Berisha e ka konsideruar si fyerje në funksion të së vërtetës.
Ngjela thotë se mbeten të paqarta marrëdhëniet mes Berishës dhe Washingtonit megjithëse ngriti pikëpyetjen në lidhje me ushtarët e NATO-s që ndodhen në vendin tonë për stërvitjen “Defender 21”.
Ngjela: Ata “non grata” kanë të drejtë të nxjerrin këtë duan. Në shtëpinë e tyre mund të bëjnë çfarë të duan. Ai është vendim politik, nuk e ka marrë Gjykata e Lartë Amerikane sic jua ka bërë të gjithëve. Nuk është problem që po të gjykon. Saliu e konsideroi fyerje në funksion të së vërtetës dhe provës.
Pyetje: Çfarë qëllimesh kanë amerikanët?
Ngjela: Dy janë arsyet që kam konceptuar unë si opinion dhe si fakt, nuk i dimë marrëdhëniet mes Berishës dhe Washingtonit. Çfarë do të them me këtë? Investigoni dhe më thoni. Nuk e di si i ka marrëdhëniet me kundërshtarët Saliu. Duhen konverguar të gjithë në një pikë. Keni ushtarët e NATO-s këtu. Pse ushtarët e NATO-s kanë ardhur për të vjelur rrushtë e vreshtat e shqiptarëve? Ambasadorja amerikane doli përmendi Llallën. Lëreni Saliun të bëjë punën e vet. Nëse nuk ka këto pika, nuk ka asnjë rrezikshmëri.
Top Channel